The Eagle and the King

Find out more
about the contributors

 The Eagle and the King

An Albanian Story by Anonymous

Na ishte njëherë një djalë që shkonte për gjueti maleve me hark dhe me shigjeta. Një ditë, djali brodhi gjithë pasditen duke gjuajtur maleve, por nuk gjeti asnjë kafshë dhe filloi të shqetësohej se nuk do të kishte gjë për të  ngrënë në darkë.

Papritur, djali dëgjoi një klithmë nga lart. Kur hodhi vështrimin lart, ai pa një shqiponjë të fuqishme që fluturonte në qiell me shpejtësi të madhe. Shqiponja mbante me kthetrat e saj të gjata një gjarpër dhe djali pa se zogu i fuqishëm fluturoi drejt folesë së tij lart në mal, shumë afër majës së tij, aty ku djali nuk kishte qenë kurrë më parë.

Ai pa me vëmendje se si shqiponja lëshoi gjarprin në fole, dhe fluturoi sërish për të kërkuar një pre tjetër.

Djaloshi vendosi të ngjitej në mal të shihte më nga afër. Kur më në fund arriti te foleja, ai gjeti një zog të vogël shqiponje pranë gjarprit të ngordhur. Ai u kujtua se i ati i kishte folur për zogjtë e shqiponjës, dhe djaloshit iu bë qejfi që shihte një krijesë të tillë nga afër.

Papritur, gjarpri lëvizi në fole dhe djaloshi e kuptoi se ai nuk ishte aspak i ngordhur. Gjarpri helmues ngriti kokën dhe ishte gati duke pickuar zogun e shqiponjës, por djaloshi ishte i shpejtë me harkun e tij. Ai tërhoqi harkun, mori shenjë gjarprin dhe e vrau përpara se ai të pickonte zogun e shqiponjës.

Meqë i kishte shpëtuar jetën, djaloshi vendosi që tani zogu i shqiponjës i përkiste atij. Ai e ngriti butë zogun nga foleja, zbriti malin dhe u nis për në shtëpi.

Kur djaloshi ishte shumë pranë shtëpisë, dëgjoi një zhurmë fishkëllyese nga lart. Kur ngriti kokën lart, pa shqiponjën e fuqishme që rrotullohej në qiell. “Pse ma more fëmijën?” e pyeti shqiponja.

“Sepse e shpëtova nga gjarpri që ti nuk e vrave”.

Shqiponja e fuqishme fluturoi rrotull në qiell, duke tundur krahët e zemëruar dhe e dëshpëruar. Në fund, i tha “Më kthe fëmijën dhe unë do të jap dhuntinë e syve të mi të mprehtë dhe krahëve të mi të fuqishëm.”

Djali ra dakord sepse e pa që një aleat i tillë do të ishte shumë i dobishëm.

Që nga ajo ditë, djali dhe shqiponja e fuqishme u bënë të pandashëm. Shqiponja fluturonte lart në qiell dhe i tregonte djalit se ku ndodhej preja më e mirë. Djali u rrit e u bë burrë, dhe u bë i njohur si gjuetari më i mirë nga të gjithë, trim dhe i fuqishëm dhe kurrë nuk i trembej syri nga armiqtë. Kështu, prej aftësive dhe fuqisë së tij, njerëzit e atij vendi vendosën ta bëjnë mbret dhe e quajtën Shqipe.

Ai u bë një mbret i fuqishëm dhe mbrojti vendin dhe popullin e tij nga armiqtë. Nëse vështron flamurin shqiptar sot, do të shohësh një figurë shqiponje, dhe do të kujtosh gjithmonë mbretin trim dhe miken e tij, shqiponjën.

Na ishte njëherë një djalë që shkonte për gjueti maleve me hark dhe me shigjeta. Një ditë, djali brodhi gjithë pasditen duke gjuajtur maleve, por nuk gjeti asnjë kafshë dhe filloi të shqetësohej se nuk do të kishte gjë për të  ngrënë në darkë.

Papritur, djali dëgjoi një klithmë nga lart. Kur hodhi vështrimin lart, ai pa një shqiponjë të fuqishme që fluturonte në qiell me shpejtësi të madhe. Shqiponja mbante me kthetrat e saj të gjata një gjarpër dhe djali pa se zogu i fuqishëm fluturoi drejt folesë së tij lart në mal, shumë afër majës së tij, aty ku djali nuk kishte qenë kurrë më parë.

Ai pa me vëmendje se si shqiponja lëshoi gjarprin në fole, dhe fluturoi sërish për të kërkuar një pre tjetër.

Djaloshi vendosi të ngjitej në mal të shihte më nga afër. Kur më në fund arriti te foleja, ai gjeti një zog të vogël shqiponje pranë gjarprit të ngordhur. Ai u kujtua se i ati i kishte folur për zogjtë e shqiponjës, dhe djaloshit iu bë qejfi që shihte një krijesë të tillë nga afër.

Papritur, gjarpri lëvizi në fole dhe djaloshi e kuptoi se ai nuk ishte aspak i ngordhur. Gjarpri helmues ngriti kokën dhe ishte gati duke pickuar zogun e shqiponjës, por djaloshi ishte i shpejtë me harkun e tij. Ai tërhoqi harkun, mori shenjë gjarprin dhe e vrau përpara se ai të pickonte zogun e shqiponjës.

Meqë i kishte shpëtuar jetën, djaloshi vendosi që tani zogu i shqiponjës i përkiste atij. Ai e ngriti ngadalë zogun nga foleja, zbriti malin dhe u nis për në shtëpi.

Kur djaloshi ishte shumë pranë shtëpisë, dëgjoi një zhurmë fishkëllyese nga lart. Kur ngriti kokën, pa shqiponjën e fuqishme që rrotullohej në qiell. “Pse ma more fëmijën?” e pyeti shqiponja.