The Fool, the Sheep and the End of the World

Find out more
about the contributors

The Fool, the Sheep and the End of the World

An Albanian folk tale retold by David Heathfield


Hoxhë Nastradini është emri i budallait të mençur në shumë përralla turke, dhe në përralla përtej Turqisë në Lindjen e Mesme e në Afrikën e Veriut, e deri në Ballkan, në Rusi e madje deri në Indi dhe Kinë…

Hoxhë Nastradini kishte një qengj që tashmë ishte rritur, dhe i vijnë komshinjtë.

“Hoxhë Nastradin, delja jote qenka majmur. Eja shkojmë dhe e therim aty afër lumit. Dielli është i ngrohtë, eja bëjmë qejf e festojmë!”

“Jo, nuk e bëj këtë” tha Nastradini.

“Nastradin, nuk e ke dëgjuar? Nesër është fundi i botës!”

“Do t’i vijë fundi botës…? Epo shumë mirë”.

Kështu, ata morën delen dhe e çuan në breg të lumit, dhe atje nën rrezet e ngrohta të diellit, Nastradini e bëri gati dhe e theri delen. Pastaj i rropi lëkurën.

Nën rrezet e ngrohta të diellit, shokët e Nastradinit hoqën rrobat dhe u hodhën në lumë, duke notuar e duke u freskuar në ujë.

Nastradini bëri një hell, bëri një zjarr dhe filloi të pjekë mishin.The world is ending tomorrow

Shokët e tij, komshinjtë, u lanë në ujë, duke u kënaqur ndërsa Nastradini lodhej e lodhej duke punuar.

Pas një kohe të gjatë, era e mirë e mishit të pjekur u ngacmoi hundët. Kështu, dolën nga lumi.

“Nastradin, sa erë e mirë vjen, por… Nastradin, ku i kemi rrobat?”

”Rrobat? I dogja për të bërë zjarrin”.

“Na dogje rrobat për të pjekur delen?”

“Po”, tha Nastradini. “Pse e vrisni mendjen? Nesër vjen fundi i botës. Hani tani”.