KidsOut World Stories

Budallai, delja dhe fundi i botës David Heathfield    
Previous page
Next page

Budallai, delja dhe fundi i botës

A free resource from

Begin reading

This story is available in:

 

 

 

 

Budallai, delja dhe fundi i botës

 

 

 

  

 

*

Hoxhë Nastradini është emri i budallait të mençur në shumë përralla turke, dhe në përralla përtej Turqisë në Lindjen e Mesme e në Afrikën e Veriut, e deri në Ballkan, në Rusi e madje deri në Indi dhe Kinë...

Hoxhë Nastradini kishte një qengj që tashmë ishte rritur, dhe i vijnë komshinjtë.

“Hoxhë Nastradin, delja jote qenka majmur. Eja shkojmë dhe e therim aty afër lumit. Dielli është i ngrohtë, eja bëjmë qejf e festojmë!”

“Jo, nuk e bëj këtë” tha Nastradini.

“Nastradin, nuk e ke dëgjuar? Nesër është fundi i botës!”

“Do t’i vijë fundi botës...? Epo shumë mirë”.

Kështu, ata morën delen dhe e çuan në breg të lumit, dhe atje nën rrezet e ngrohta të diellit, Nastradini e bëri gati dhe e theri delen. Pastaj i rropi lëkurën.

Nën rrezet e ngrohta të diellit, shokët e Nastradinit hoqën rrobat dhe u hodhën në lumë, duke notuar e duke u freskuar në ujë.

Nastradini bëri një hell, bëri një zjarr dhe filloi të pjekë mishin.

Shokët e tij, komshinjtë, u lanë në ujë, duke u kënaqur ndërsa Nastradini lodhej e lodhej duke punuar.

Pas një kohe të gjatë, era e mirë e mishit të pjekur u ngacmoi hundët. Kështu, dolën nga lumi.

“Nastradin, sa erë e mirë vjen, por... Nastradin, ku i kemi rrobat?”

”Rrobat? I dogja për të bërë zjarrin”.

“Na dogje rrobat për të pjekur delen?”

“Po”, tha Nastradini. “Pse e vrisni mendjen? Nesër vjen fundi i botës. Hani tani”.

Enjoyed this story?
Find out more here