KidsOut World Stories

Pse Anansi ka tetë këmbë të holla Farida Salifu    
Previous page
Next page

Pse Anansi ka tetë këmbë të holla

A free resource from

Begin reading

This story is available in:

 

 

 

 

Pse Anansi ka tetë këmbë të holla

Një histori akane

 

 

 

 

 

 

*

Njëherë e një kohë, ishte një merimangë e quajtur Anansi. Megjithëse gruaja e Anansit ishte kuzhiniere shumë e mirë, merimangës së pangopur nuk i pëlqente asgjë më tepër se ushqimi i njerëzve të tjerë.

Një ditë, Anansi ndaloi për vizitë te miku i tij, lepuri.

“Hmm! - ia bëri merimanga e pangopur teksa hynte në kuzhinë. - Këto që po gatuan, janë perime vërtet të këndshme, lepur.”

“Pse nuk qëndron për darkë? - u përgjigj lepuri miqësisht. - Perimet nuk janë gatuar ende, por do të jenë gati shumë shpejt.”

Anansi e dinte se, nëse do të qëndronte ndërkohë që po bëhej darka, atëherë lepuri me siguri do t’i jepte punë shtëpie, por merimanga e pangopur nuk e vizitonte mikun e tij për t’i bërë punët.

Kështu, Anansi i tha lepurit: “Më fal, mik i dashur, por kam disa punë që duhet t’i bëj menjëherë. Pse të mos end një rrjetë të gjatë dhe ta lidh njërin skaj rreth këmbës sime dhe skajin tjetër rreth tenxheres të gatimit? Kështu, ti mund të tërheqësh rrjetën kur perimet të jenë gatuar dhe unë do të vij këtu me vrap për darkë”.

Lepuri e pranoi këtë ide shumë të mirë. Kështu, ai lidhi rrjetën e Anansit në tenxheren e tij dhe e përshëndeti mikun e tij.

Pak çaste më vonë, merimanga e pangopur kaloi pranë shtëpisë së mikut të tij të mirë, majmunit. Rastisi që edhe majmuni po përgatiste darkën.

“Hmm! - ia bëri merimanga e pangopur teksa hyri në kuzhinë. - Ky vakt me fasule dhe mjaltë që po gatuan, është i mrekullueshëm, majmun.”

"Pse nuk pret derisa të gatuhet dhe qëndro për darkë?” - u përgjigj majmuni miqësisht.

Përsëri, Anansi e dinte se, nëse do të qëndronte ndërsa gatuhej darka, majmuni me siguri do t’i jepte punë dhe merimanga e pangopur nuk donte të bënte punë. Kështu, Anansi i tha majmunit: “Më vjen shumë keq, mik i dashur, por kam disa punë që duhet t’i bëj menjëherë. Po sikur të end një rrjetë të gjatë dhe ta lidh njërin skaj rreth këmbës sime dhe skajin tjetër rreth tenxheres të gatimit?

Kështu, ti mund të tërheqësh rrjetën kur fasulet dhe mjalti të jenë gatuar dhe unë do të kthehem me vrap për darkë”.

*

Majmuni e pranoi këtë ide të shkëlqyer dhe kështu lidhi rrjetën e Anansit në tenxheren e tij dhe e përshëndeti mikun e tij.

Rrugës për në shtëpi, Anansi vizitoi dhe gjashtë miq të tjerë, që të gjithë të zënë me përgatitjen e vaktit të darkës.

Ai vizitoi breshkën, lepurin, ketrin, miun, dhelprën dhe, së fundi, mikun e tij të mirë, derrin.

Dhe në çdo vizitë, Anansi tha të njëjtën histori të vjetër. Dhe për secilin mik ai endi një rrjetë të gjatë për tenxheren e gatimit.

Dhe kështu ndodhi që tetë këmbët e Anansit u lidhën në tenxhere të ndryshme gatimi me një rrjetë të gjatë.

Merimanga e pangopur thjesht nuk mund t’i rezistonte dredhisë së secilit prej miqve të tij, kështu që mund të hante nga çdo tenxhere, duke shmangur çdo punë gjatë rrugës.

Anansi mezi priste gjithë ushqimin, veçanërisht pjatën me patate të ëmbla dhe mjaltë të derrit, e cila gjithmonë gatuhej në mënyrë të përsosur.

“Këtë herë i kam tejkaluar pritshmëritë, - mendoi merimanga e pangopur. - Kaq shumë ushqime të mira për të ngrënë dhe madje shmanga çdo punë që mund të bëja në këmbim! Nuk e di se cila tenxhere me ushqim do të jetë gati e para.”

*

Pikërisht atëherë, Anansi ndjeu një nga zgjatimet e rrjetës që i tërhoqi këmbën. “Ky duhet të jetë lepuri me gjellën e tij të shijshme me perime”, - mendoi merimanga e pangopur.

Por më pas, një tjetër zgjatim rrjete i tërhoqi një tjetër këmbë Anansit. “Oh, i dashur! - bërtiti ai me zë të lartë. - Ky duhet të jetë majmuni me tenxheren e tij me fasule dhe mjaltë”.

Pastaj u tërhoq një këmbë tjetër! Dhe një tjetër! Dhe një tjetër! Derisa të tetë këmbët e Anansit po tërhiqeshin në drejtime të ndryshme njëherësh!

Anansi u tërhoq zvarrë drejt lumit dhe u hodh në ujë, që të gjitha rrjetat e tij të laheshin nga këmbët. Një nga një, rrjetat lëshuan këmbët e tij derisa merimanga e pangopur në fund arriti të ngjitej përsëri në bregun e lumit.

Kur Anansi e mori veten dhe arriti të thahej, vuri re diçka shumë të çuditshme.

Të tetë këmbët e tij ishin zgjatur.

Këmbët që dikur ishin të shkurtra dhe të gjera, tani ishin të holla dhe të gjata!

“Oh, si munda të tregohem kaq i pangopur? - mendoi Anansi. - Tani shiko çfarë më ndodhi. Jo vetëm që kam tetë këmbë të holla, por tani duhet të gatuaj edhe darkën!”

Ja, kjo është arsyeja pse Anansi ka tetë këmbë të holla.

Enjoyed this story?
Find out more here