KidsOut World Stories

Pse Dielli dhe Hëna jetojnë në qiell    
Previous page
Next page

Pse Dielli dhe Hëna jetojnë në qiell

A free resource from

Begin reading

This story is available in:

 

 

 

 

Pse Dielli dhe Hëna jetojnë në qiell

Një histori nigeriane

 

sun and moon image

 

 

 

 

 

*

Shumë vite më parë, Dielli dhe uji ishin miq të mirë. Të dy jetonin në Tokë së bashku. Dielli e vizitonte shpesh ujin, por uji nuk ia kthente vizitat asnjëherë.

Më në fund, Dielli e pyeti ujin pse nuk e vizitonte asnjëherë. Uji iu përgjigj se shtëpia e Diellit nuk ishte mjaft e madhe dhe se, po të shkonte me gjithë njerëzit e tij, do ta nxirrte Diellin nga shtëpia e tij.

Më pas, uji tha: “Nëse do që të të vizitoj, duhet të ndërtosh një shtëpi më të madhe. Por të paralajmëroj se ajo duhet të jetë shumë e madhe, pasi kam shumë të afërm dhe miq dhe ne zëmë shumë vend”.

Dielli i premtoi se do të ndërtonte një shtëpi të madhe dhe u kthye menjëherë në shtëpi te gruaja e tij, Hëna, e cila e përshëndeti duke buzëqeshur.

Dielli i tha Hënës se çfarë i kishte premtuar ujit. Të nesërmen, ata filluan të ndërtonin një shtëpi të madhe për të argëtuar ujin dhe të gjithë familjen e miqtë e tij. Kur e përfunduan, Dielli e ftoi ujin që t’i shkonte për vizitë.

Kur arriti, uji i thirri Diellit dhe e pyeti se sa i sigurt ishte që e gjithë familja dhe miqtë e tij të hynin brenda. Dielli iu përgjigj: “Po, mund të hyni të gjithë”.

Uji hyri brenda, i ndjekur nga peshqit dhe të gjitha kafshët e tjera të ujit.

Shumë shpejt, uji arriti deri në gju në shtëpi, kështu që e pyeti Diellin nëse ishte ende i sigurt. Dielli i tha përsëri: “Po, hyni në shtëpinë time”. Kështu, uji dhe e gjithë familja e tij vazhduan të hynin brenda.

Kur uji arriti në nivelin e kokës së një njeriu, e pyeti Diellin: “A dëshiron të vijnë edhe më shumë njerëz të mi?”

Të pavetëdijshëm, Dielli dhe Hëna pohuan njëherësh: “Po, sa më shumë, aq më mirë”.

Kështu, po hynin shumë e më shumë njerëz, derisa Diellit dhe Hënës u duhej të qëndronin në majë të çatisë. Kur uji rrodhi mbi majën e çatisë, Dielli dhe Hëna u detyruan të ngjiteshin në qiell...

… dhe që atëherë ata mbetën atje.

Enjoyed this story?
Find out more here