Hanseli dhe Greteli
A free resource from
KidsOut - the fun and happiness charity
This story is available in:
This story is available in:
Njëherë e një kohë, na ishte një druvar i varfër. Ai jetonte në një fshat të vogël pranë një pylli me dy fëmijët dhe gruan e tij të dytë. Fëmijët quheshin Hansel dhe Gretel. Hanseli ishte vëllai i madh i Gretelit.
Një ditë, ata mbetën pa ushqim. Gruaja i tha druvarit se duhet t’i dërgonin fëmijët në pyll. Ajo donte që ata të zhdukeshin përgjithmonë. Në këtë mënyrë, ajo dhe druvari do të kishin më shumë ushqim për të ngrënë.
Hanseli e dëgjoi njerkën e tij të ligë se çfarë tha. Doli jashtë dhe mbushi xhepat me guralecë të vegjël të bardhë.
Të nesërmen, druvari dhe gruaja e tij i çuan fëmijët në pyll. Druvari nuk donte t’i linte fëmijët e tij, por gruaja e detyroi.
Kështu, Hanseli dhe Greteli mbetën krejt vetëm.
Nata ra dhe u ftoh. Greteli filloi të qajë.
“Mos u shqetëso, - tha Hanseli, - më kap për dore dhe do të kthehemi në shtëpi.”
Teksa kishin ecur në pyll atë mëngjes, Hanseli kishte edhe guralecët e bardhë për të lënë gjurmë. Për fat të mirë, hëna shkëlqeu dhe ndriçoi mbi gurët e bardhë. Fëmijët ndoqën shtegun për në shtëpi.
Gruaja e druvarit u inatos kur i pa fëmijët. Ajo i bërtiti burrit të saj dhe i tha që t’i çonte fëmijët përsëri në pyll dhe t’i braktiste.
Druvari u mërzit, por kishte frikë nga gruaja e tij. Ai pranoi të bënte atë që i tha ajo. Ndërsa i nxorën nga dera, Hanseli rrëmbeu një fetë buke. Kur u futën në pyll, Hanseli lëshoi thërrimet e bukës. Ai shpresonte të ndiqte përsëri gjurmën.
Kur arritën në mes të pyllit, babai i fëmijëve sajoi një justifikim dhe u tha se duhej të largohej.
Përsëri ra nata dhe kësaj radhe nuk kishte hënë. Fëmijët u mblodhën kruspull rrëzë një peme të madhe dhe ranë në gjumë deri në mëngjes.
“Mos u shqetëso, - tha Hanseli të nesërmen, do të ndjekim gjurmët e bukës dhe do të shkojmë në shtëpi.”
Por gjurma e bukës nuk ishte aty. Hanselit nuk i kishte shkuar mendja se zogjtë do t’i hanin thërrimet. Kësaj radhe, fëmijët humbën vërtet.
Ata u enden nëpër pyll. Pas një kohe të gjatë, gjetën një shtëpi të vogël të lezetshme në mes të disa pemëve. Dukej sikur ishte bërë me biskotë dhe e lyer me krem.
Hanseli këputi një copë nga muri. E hëngri - ishte e shijshme! Pastaj Greteli këputi një copë nga parmaku i dritares. Kishte shije kaq të mirë! Ata morën pjesë të tjera: biskota, karamele dhe ëmbëlsira.
Papritur, u hap dera dhe doli një plakë. Ajo nuk dukej si një plakë e mirë… oh, jo! Ajo ishte shtrigë!
“Mund të hani më shumë, - tha shtriga. - Hyni brenda!”
Hanseli dhe Greteli u gëzuan që do të hanin më shumë. Shtriga u dha Hanselit dhe Gretelit shumë gjëra për të ngrënë. U dha shumë e më shumë gjëra për t’i ngopur!
Shtriga e keqe planifikoi të piqte dy fëmijët në furrën e saj dhe t’i hante! Por mendoi se do t’i shijonin më shumë nëse nuk do të ishin aq të dobët. Ajo donte t’i ushqente dhe t’i hante kur të ishin më të shëndetshëm. Çdo ditë, për javë të tëra, shtriga u jepte fëmijëve shumë ushqim.
Shtriga e detyroi Gretelin të pastronte shtëpinë, kurse Hanselin e mbylli në një kafaz. Çdo natë i shtrëngonte gishtin Hanselit për të parë se sa po shëndoshej.
Shtriga nuk shihte shumë mirë. Ajo e ndiente gishtin e Hanselit, në vend që ta shikonte. Por Hanseli ishte i zgjuar. Në xhep mbante një kockë të vjetër pule. Çdo natë, ai e linte shtrigën ta shtrëngonte atë në vend të gishtit të tij. Shtriga u inatos që Hanseli nuk po shëndoshej.
Një ditë, ajo u lodh duke pritur që Hanseli të shëndoshej. Ndezi furrën që ta piqte djalin dhe të hante një vakt të shijshëm.
She opened the oven door and peered inside to check it was hot.
Shtriga hapi derën e furrës dhe u afrua të kontrollonte nëse ishte e nxehtë. Ndërsa shtriga u përkul, Greteli vrapoi në dhomë dhe e shtyu brenda në furrë. Vogëlushja përplasi derën e furrës! KLING! Shtriga u bllokua!
Greteli kontrolloi shtëpinë e xhenxhefilit. Ishte e mbushur me torta dhe ëmbëlsira. Në një dhomë, ajo gjeti sëndukë të mbushur me ar. Greteli gjeti çelësin e kafazit të Hanselit.
Ajo e liroi vëllain e saj. Fëmijët mbushën xhepat me aq ar sa mund të mbanin dhe u nisën.
Dy ditë të tëra, fëmijët rendën nëpër pyll. Më në fund, gjetën shtëpinë e tyre dhe takuan babanë! Ai u gëzua kur i pa dhe u tha se njerka ishte larguar.
Hanseli dhe Greteli kishin gjetur rrugën për në shtëpi. Ata nuk jetuam më kurrë të uritur apo të varfër.
Enjoyed this story?