Tenxherja magjike e qullit
A free resource from
KidsOut - the fun and happiness charity
This story is available in:
This story is available in:
Një vajzë e varfër jetonte me nënën e saj në një qytet. Ato ishin të uritura, se nuk kishin çfarë të hanin.
Vajza i tha nënës: “Do të shkoj në pyll për të mbledhur kërpudha dhe manaferra”.
Atje, ajo takoi një grua të moshuar, e cila i tha: “Merre këtë tenxhere. Kur t’i thuash tenxheres “Tenxhere, gatuaj!”, atëherë ajo do të të gatuajë qull të shijshëm. Kur t’i thuash “Tenxhere, ndalo!”, atëherë ajo do të ndalojë së gatuari”.
“Faleminderit, shumë faleminderit”, - tha vajza, mori dhuratën dhe shkoi në shtëpi.
Në shtëpi, vajza tha: “Tenxhere, gatuaj!”
Qulli ishte i ëmbël dhe i shijshëm dhe, më në fund, nëna dhe vajza u ngopën plotësisht.
“Tenxhere, ndalo!”, - tha vajza dhe tenxherja nuk bëri më qull.
Një ditë, vajza shkoi për të vizituar miqtë. Më vonë, nëna e saj kishte uri, prandaj tha: “Tenxhere, gatuaj!”
E ëma hëngri, por kur u ngop me qull, harroi fjalën e duhur për të ndaluar tenxheren.
Tenxherja gatoi… dhe gatoi… dhe gatoi! Kuzhina u mbush shumë shpejt me qull! Shtëpia u mbush shpejt me qull! Rruga dhe shtëpitë e fqinjëve u mbushën plot qull!
Vonë e vonë, vajza u kthye përsëri në shtëpi.
“Tenxhere, ndalo!” – urdhëroi vajza.
Tenxherja nuk gatoi më qull, por njerëzit duhej të hanin një sasi të madhe qulli që të ktheheshin në shtëpitë e tyre!
Enjoyed this story?