Breshka dhe lepuri
A free resource from
KidsOut - the fun and happiness charity
This story is available in:
This story is available in:
*
Njëherë e një kohë, në një fushë jo shumë larg, ishin një lepur energjik dhe i lumtur dhe një breshkë e përgjumur.
Lepuri i lumtur quhej Noel dhe breshka e përgjumur quhej Arkibald. Breshkës Arkibald i pëlqente të ulej dhe të hante darkën ngadalë, ndërsa lepuri Noel e gëlltiste darkën e tij dhe vraponte rrotull Arkibaldit derisa i merreshin mend.
Një ditë, ata patën një debat.
“Unë jam kafsha më e shpejtë në të gjithë botën, - tha Noeli. - Unë jam më i shpejtë se një gatopard i pafytyrë, se një kangur që shkelmon dhe se një lepur që vrapon”, - u mburr ai.
“Oh, mjaft”, - psherëtiu Arkibaldi. - Je shumë mburravec! Nëse nuk je i kujdesshëm, do të kesh fund të keq”.
“Ku është ky fundi i keq? - pyeti Noeli. - Është larg nga këtu?”
Arkibaldi rrotulloi sytë dhe vazhdoi të përtypte disa gjethe të shijshme maruleje.
“Oh, ju të dy mjaft u grindët”, - u tha një zog i zi që po kalonte aty pranë.
“Jo, kjo është serioze, - foli lepuri Noel. - Do t’ju vërtetoj të gjithëve se jam kafsha më e shpejtë në të gjithë botën!”
“Në rregull”, - ia ktheu breshka Arkibald. - Do të garoj me ty atëherë!"
Lepuri Noel qeshi me të madhe.
“Vetëm prisni dhe shikoni, - tha Arkibaldi. - Do t’i them bufit të mençur Uollis të na organizojë një garë”.
Bufi plak i mençur, Uollis, e organizoi garën të nesërmen. Të gjitha kafshët në fushë veshën rrobat e tyre më të mira, rregulluan gëzofin, morën një flamur për ta valëvitur dhe u bënë gati për të brohoritur për breshkën dhe lepurin.
“Në radhë! Përgatituni! Nisuni!” - thirri Uollisi. Dhe gara nisi!
Ngadalë, ngadalë, breshka Arkibald u nis dhe shpejt, shpejt, lepuri Noel vrapoi dhe shumë shpejt humbi nga sytë. Në fakt, ai ishte aq shumë përpara sa, kur ktheu kokën prapa, breshka Arkibald nuk shihej askund.
“Zot, - mendoi Noeli. - Pak a shumë kam fituar tani! Po bëj një sy gjumë poshtë kësaj peme, se është një ditë kaq e nxehtë”. Lepurin Noel e zuri gjumi i thellë shumë shpejt.
Ndërkohë, breshka Arkibald ecte dalëngadalë, duke shijuar diellin në guaskën e saj. Ajo ecte e ecte dhe brente herë pas here kafshatën e çuditshme të barit. Kaloi pranë lisit, kaloi urën, kaloi pranë strehës së lopëve, madje kaloi pranë Noelit, lepurit që ende gërhiste nën pemë.
Arkibaldi eci derisa arriti në vijën e përfundimit të garës ku ishin mbledhur bufi plak i mençur, Uollis, dhe të gjitha kafshët e tjera në fushë.
Të gjitha kafshët e rrethuan Arkibaldin duke brohoritur dhe duke thirrur:
“Të lumtë! Të lumtë! Ti je fituesi!”
E gjithë zhurma e zgjoi lepurin Noel.
“Oh, Zot! Oh, Zot! Çfarë po ndodh? Çfarë është gjithë kjo zhurmë? S’ka problem. Më mirë ta mbaroj garën dhe pastaj të shkoj të ha darkën", - mendoi ai.
Lepuri Noel vrapoi poshtë kodrës drejt vijës së mbarimit. Kur arriti atje, i tmerruar pa breshkën Arkibald me një medalje të artë në qafë.
“Kjo s’është e drejtë! Breshka do të ketë bërë hile! - bërtiti lepuri Noel. - Të gjithë e dinë që unë jam më i shpejtë se ajo!”
“Breshka Arkibald nuk bëri hile, - tha bufi plak i mençur, Uollis. Ajo fitoi me mëritë. Ngadalë dhe me siguri, duke mos u dorëzuar asnjëherë, Arkibaldi e kaloi i pari vijën e përfundimit të garës”.
Lepuri Noel dukej shumë i mërzitur dhe i zymtë. Breshkës Arkibald i erdhi keq dhe u përpoq ta gëzonte pak.
“Mos u mërzit, Noel, ishte vetëm një garë, - tha Arkibaldi. - Jam e sigurt që do ta fitosh garën tjetër. Dua që të jemi ende miq, edhe pse bëmë garë në diell”.
Që nga ajo ditë, ata u bënë miqtë më të mirë dhe lepuri Noel nuk u mburr më asnjëherë.
Enjoyed this story?